MENU
klinika

Basketboll Femra

Flamurtari, për herë të 24-t kampion i Shqipërisë

15.05.2022 - 20:12

Flamurtari është shpallur kampion i Shqipërisë në basketboll për femra. Vlonjatet e trajneres Elona Hasanaj e kanë fituar 3-0 serinë e finaleve kundër Partizanit, teksa në takimin e sotëm në Vlorë kanë triumfuar me rezultatin e thellë 94-58, duke e mbyllur me festë para publikut të tyre.

Me katër lojtare të huaja në përbërje, Flamurtati është shfaqur dominues gjatë të gjithë sezonit, duke e ruajtur kështu kurorën e kampionit.

Ky është titulli numër 24 në histori për Flamurtarin. Dominimi skuadrës vlonjate në basketbollin shqiptar ka qenë absolut pas viteve 2000, teksa në 18 sezonit e fundit Flamurtari regjistron plot 15 tituj kampionë.