MENU
klinika

Analiza e Project Syndicate

Forma e papërsosur e paqes në Ukrainë

19.05.2022 - 08:30

Bota e njeh një luftë të padrejtë kur e sheh një të tillë.

Kjo është arsyeja pse pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin  është dënuar kaq shumë. Por negocimi i një zgjidhjeje paqeje – çelësi për t’i dhënë fund shumicës së luftërave – do të kërkojë vëmendje jo vetëm ndaj drejtësisë, por edhe ndaj stabilitetit dhe ekuilibrit midis interesave dhe ambicieve kombëtare konkurruese.

Pyetja, pra, është: si do të dukej një paqe e qëndrueshme në Ukrainë?

Teorikisht, Ukraina nuk duhet të mjaftohet me thjesht drejtësi. Por duhet të sigurohet disfata e pakushtëzuar e Rusisë, kthimi i integritetit të plotë territorial të Ukrainës, dhe ndoshta edhe dëmshpërblimet nga Rusia për të ndihmuar në financimin e rindërtimit të Ukrainës.

Për shumë studiues, ky rezultat duket krejtësisht i mundshëm. Disa, si politikani i opozitës rus Vladimir Milov, argumentojnë se ditët e Putinit në pushtet janë të numëruara.

Të tjerë besojnë se Rusia do të pësojë një disfatë në fushën e betejës. Historiani britanik Antony Beevor, parashikon një kolaps ushtarak dhe tërheqje poshtëruese. Yuval Noah Harari na ka siguruar se Putini e humbi luftën ditën që e filloi.

Por epoka e luftërave të lavdishme, fitoreve dhe humbjeve të qarta ka përfunduar.

Po, ushtria vrastare e Putinit është joefikase, e ngathët që nuk ka lëvizur aspak përtej taktikave arkaike të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, kombinimi i barbarizmit dhe numri i ushtarëve– “sasia ka një cilësi të vetën”, tha Stalini – i ka mundësuar Putinit të arrijë fitore të rëndësishme territoriale në Ukrainën lindore dhe përgjatë bregut të Detit të Zi.

LVIV, UKRAINE – APRIL 18: Firefighters battle a blaze after a civilian building was hit by a Russian missile on April 18, 2022 in Lviv, Ukraine. At least six people were killed and eight wounded in missile strikes in different areas of the city, according to the governor. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Natyrisht, Perëndimi po ofron ndihmë për Ukrainën, e cila mund të anojë peshoren në një farë mase, veçanërisht duke pasur parasysh izolimin ndërkombëtar të Rusisë.

Por kjo mbetet një luftë asimetrike, jo vetëm sepse po ndodh në tokën ukrainase.

Në luftën aktuale, një bllokim ushtarak do ta dëmtonte Ukrainën shumë më tepër sesa do të dëmtonte Rusinë, edhe nëse Putini përmbahet nga përdorimi i armëve bërthamore kimike ose taktike.

Nëse ai kalon këtë kufi, kostot për Ukrainën do të shkonin në qiell.

Ky është një rrezik real. Megjithëse Perëndimi po përpiqet të shtojë ndihmën e tij ushtarake për Ukrainën për të shmangur provokimin e një përshkallëzimi rus, presioni ndaj Putinit po intensifikohet.

Në të vërtetë, duke gjykuar nga fjalimi i tij “Dita e Fitores”, ai është i vetëdijshëm si për ushtrinë e tij ashtu edhe për opinionin publik.

Shumë kishin frikë se Putini do të përdorte përkujtimin e fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë naziste për të bërë një deklaratë zyrtare të luftës ndaj Ukrainës, e cila do ta lejonte atë të dërgonte qindra mijëra rekrut të rinj në fushën e betejës. Por ajo ditë ka ardhur dhe ka ikur, dhe lufta mbetet një “operacion special ushtarak” në Rusi.

Putini, me sa duket, nuk donte të rrezikonte të nxiste opozitën.

Por kjo mund të mos jetë një arsye për të festuar. Që të mos harrojmë, Rusia zotëron arsenalin më të madh bërthamor në botë dhe Putini ka autoritetin e pakufizuar për ta përdorur atë dhe paaftësinë për të pranuar humbjen.

Autokratët që humbasin luftërat humbasin pushtetin – dhe, ndonjëherë, kokat e tyre.

Kjo tregon për rreziqet e një Rusie të dobësuar. Por edhe një humbje e madhe ruse është një skenar ogurzi.

Po, në rrethana të tilla – dhe vetëm rrethana të tilla – Putini mund të rrëzohet nga një lloj grushti shteti të udhëhequr nga elementë të aparatit të sigurisë së Rusisë. Por shanset që kjo do të sillte një Rusi liberale demokratike janë të pakta.

Me shumë gjasa, Rusia do të ishte një superfuqi bërthamore mashtruese e sunduar nga grusht-bërësit ushtarakë me impulse revanshiste. Gjermania pas Luftës së Parë Botërore më vjen në mendje.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s nuk duhet të harrojnë atë që ndodh të nesërmen.

Një fuqi e madhe, e armatosur me armë bërthamore dhe e poshtëruar nuk mund thjesht të izolohet ose të injorohet. Edhe pse ata ndihmojnë Ukrainën t’i rezistojë agresionit të Putinit, ata duhet të përpiqen të integrojnë Rusinë në arkitekturën më të gjerë të sigurisë të Evropës, duke e riformuar atë arkitekturë në përgjigje të shqetësimeve të Rusisë.

Përndryshe, Putini nuk mund të bëjë lëshime të mjaftueshme pa rrezikuar mbijetesën e tij politike, nëse jo fizike.

FILE PHOTO: A sailor looks at the Russian missile cruiser Moskva moored in the Ukrainian Black Sea port of Sevastopol, Ukraine 10, 2013. REUTERS/Stringer/File Photo/File Photo

Përtej përfundimit të përpjekjes së saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe për të ruajtur një neutralitet të ngjashëm me Austrinë – një zgjidhje për rajonet etnike ruse të Donetskut dhe Luhanskut, “pavarësinë” e të cilëve Putin e njohu disa ditë përpara pushtimit do të nevojitet. Një formë e vetëqeverisjes, sipas pikave të përcaktuara në marrëveshjen Minsk II të vitit 2015, mund të jetë përgjigja.

Putini ka shumë pak gjasa që të pranojë të ndryshojë aneksimin e Krimesë. Por ai mund të jetë i bindur të lërë në sirtar ëndrrën e tij për një sferë territoriale të ndikimit rus që shtrihet nga Moska deri në Detin e Zi. Ai gjithashtu duhet të pranojë të respektojë integritetin territorial të Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Përgjegjësia për të bindur Putinin për të bërë këto lëshime, në këmbim të marrëveshjeve të duhura strategjike, bie kryesisht mbi SHBA.

Në fund të fundit, sipas mendimit të Putinit, Rusia aktualisht po lufton me SHBA-në dhe NATO-n – jo vetëm me Ukrainën. Presidenti i SHBA-së Joe Bideni i di rreziqet, kështu që ai duhet të ofrojë një strategji që të shpëtojë imazhin e vet dhe Amerikës. Ndikimi ekonomik i sanksioneve, dobësimi progresiv i ushtrisë ruse, fantazma e një lufte guerrile të rrënimit kundër ushtrisë së tij të demoralizuar dhe mungesa e mbështetjes ndërkombëtare për Rusinë duhet ta motivojnë Putinin të pranojë një marrëveshje të arsyeshme.

Kjo nuk do të japë drejtësinë që meritojnë ukrainasit. Por as nuk do të jetë një triumf për Rusinë.

Në vend të kësaj, do të jetë një marrëveshje reciprokisht e pakënaqshme, por e tolerueshme – zhgënjyese për të gjithë, por më e mirë se alternativat.

Shlomo Ben-Ami, ish-ministër i jashtëm izraelit, është Zëvendës President i Qendrës Ndërkombëtare të Toledos për Paqe.

Burimi: Project Syndicate

Përktheu dhe përshtati: Konica.al