MENU
klinika

Kompania që dyshohet se ka porositur mallin!

Gazetarja rrëfen detaje nga droga e kapur në portin e Durrësit!

17.05.2022 - 22:17

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për sasinë e drogës së kapur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Ajo tha mbrëmjen e sotme në “Open” se anija që po transportonte qymyr, në të cilën u kapën afro 59 kilogram kokainë, nuk kishte ndaluar në asnjë port.

Lala tha më tej se kompania që kishte porositur mallin (qymyrin) është një kompani e cila merret me nxjerrjen e kromit dhe dyshohet që është shqiptare.
Lala: Është një anije që ka qymyr të hapur. Nuk ka patur ndalesa në porte të tjera. Është nisur nga Kolumbia në 26 prill. Droga ishte e ndarë në 23 pako dhe është shoqëruar kapiteni, shtetasi rus. Deri nesër mbrëma mund të përfundojë shkarkimi i qymyrit dhe dyshohet se mund të ketë pako të tjera me kokainë.

Po hetohet kompania që ka porositur mallin, kjo kompani merret me krom dhe dyshohet se është kompani shqiptare. Kjo është hera e parë që kapet drogë në qymyr, pasi në këtë mënyrë nuk kontrollohet. BW