MENU
klinika

Analiza

Gjëja e fundit që i duhet Ukrainës tani janë leksionet e Perëndimit!

25.05.2022 - 09:30

Si po shkon pushtimi rus? Epo, Rusia më në fund mori qytetin jugor të Mariupolit pasi mbrojtësit e fundit u dorëzuan – edhe pse nuk kambetur shumë nga qyteti pas bombardimeve ruse.

Ofensiva ruse tani është e përqendruar në Severodonetsk, një nga bastionet e fundit të Ukrainës në rajonin e Luhanskut, të cilin rusët po përpiqen ta kthejnë në “Mariupolin e ri”.

Në përgjithësi, Pentagoni e vlerëson progresin rus si “të pabarabartë”.

Për të arritur përfitime kaq të vogla, rusët kanë pësuar humbje të mëdha, me qeverinë britanike që vlerësoi javën e kaluar se pushtuesit kishin humbur një të tretën e forcës prej 190,000 trupash që fillimisht sulmuan Ukrainën.

Një pengesë veçanërisht spektakolare ruse ndodhi gjatë një tentative kalimi të lumit Siverskyi Donets në Donbas. Artileria ukrainase sulmoi trupat ruse, duke çuar në humbjen e rreth 485 ushtarëve dhe 80 pajisjeve.

Edhe Putini në mënyrë implicite po pranon se gjërat nuk kanë shkuar sipas planit duke pushuar nga puna gjeneralin në komandën e Ushtrisë së Tankeve të Gardës së Parë, pas dështimit për të pushtuarr Kharkivin, dhe admiralin në krye të flotës së Detit të Zi pasi anija Moskva, u fundos nga raketat kundër anijeve ukrainase.

Kremlini është aq në nevojë për fuqi punëtore sa po heq kufizimet e moshës për rekrutët e rinj.

Ofensiva ruse duket se po shuhet dhe një kundërofensivë e madhe ukrainase s’ka ardhur ende.

Gjenerali në pension Ben Hodges, ish-komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë, parashikon se ushtria ruse do të marrë fund deri në fund të verës dhe se Ukraina do të rimarrë të gjithë territorin që ka humbur që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Por në vend që të festojnë për përparimin e ukrainasve, shumë në Perëndim po reagojnë me frikë.

Presidenti francez Emmanuel Macron po paralajmëron se Rusia nuk duhet të poshtërohet. Italia po përgatit planin e saj të paqes me katër pika. Bordi i New York Times po thotë se “një fitore vendimtare ushtarake për Ukrainën … nuk është një qëllim realist” dhe këshillon presidentin Volodymyr Zelensky të heqë dorë nga disa territore për paqe.

Ky është faux-realizëm.

Duke qenë se bota priste gjerësisht se Kievi do të dorëzohet brenda tre ditëve nga një pushtim rus, është kulmi i mendjemadhësisë të thuhet se çfarë mund ose nuk mund të arrijë Ukraina në fushën e betejës.

Duke pasur parasysh tmerret që Rusia ka shkaktuar në zonat që ka pushtuar – të cilat përfshijnë përdhunimin, vrasjen dhe dëbimin – është kulmi i çnjerëzimit të këmbëngulësh që Ukraina të dorëzojë cilindo nga njerëzit e saj.

Dhe duke qenë se Rusia nuk ka treguar asnjë shenjë të ndalimit të luftës ose të nisjes së negociatave serioze, është e pamendueshme të imagjinohet se koncesionet e Ukrainës tani do t’i jepnin fund luftës.

Me shumë gjasa, Putini do të shihte çdo lëshim ​​si një shenjë të pavendosmërisë dhe thjesht do të vazhdonte sulmin.

Është koha që të mos shqetësohemi për Putinin.

Rusia duhet të pësojë një disfatë kaq shkatërruese saqë do të duhet të kalojnë shumë dekada para se një lider tjetër rus të mendojë të sulmojë një fqinj.

Nga se kanë frikë të gjithë?

Shqetësimi – le të jemi të sinqertë – është se, nëse Putini poshtërohet, ai do të përdorë armët bèrthamore.

Por shanset që Putini të sulmojëme armë një vend të NATO-s dhe të nisë Luftën e Tretë Botërore janë të ulëta. Nëse Putin përdor një armë bërthamore, do të ishte kundër Ukrainës.

Ukrainasit janë të gatshëm të përballen me atë rrezik për të mbrojtur vendin e tyre – dhe të gjithë botën e civilizuar – nga një luftë e keqe agresioni.

Ne që e shikojmë luftën nga larg, nuk kemi të drejtë t’u themi ukrainasve se cilat duhet të jenë qëllimet e tyre.

Ne kemi një detyrim moral dhe strategjik që thjesht t’i mbështesim.

Ukrainasit kanë nevojë për më shumë armë nga Perëndimi, duke përfshirë artilerinë e raketave HIMARS dhe avionët luftarakë F-16.

Atyre nuk u nevojiten leksione nga shtete, që zakonisht bëjnë atë që është në interesin e tyre vetjak.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

 

“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?