“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Goditja nga dielli, çfarë shkakton?
Mjeku: Goditja nga dielli vjen si rezultat i qëndrimit të gjatë në diell dhe shkakton:
rritje te temperaturës së trupit,
zgjerim të enëve të gjakut,
rënie të rrahjeve të zemrës dhe si pasojë shoqërohet me:
djersitje të madhe,
të përziera,
dhimbje koke,
marrje mendsh,
ulje të presionit të gjakut,
turbullim të shikimit, etj.
Shpesh goditja nga dielli kërkon ndihmë të specializuar.
Ndër të tjera nuk është e këshillueshme mbrojtja me çadër, sepse në det, rrezet e diellit dhe temperatura mbetet e lartë, dhe në këtë mënyrë rrezikohet edhe goditja nga i nxehti. Për uljen e temperaturës është e domosdoshme përdorimi i kremrave hidratues, që ndihmojnë gjithashtu edhe për mbrojtjen ndaj djegies së lëkurës.
Ndodh shpesh që një fëmijë të jetë i goditur nga dielli si pasojë e ekspozimit të tepërt dhe mjekohet për tjetër gjë.
Një masë shumë e rëndësishme do të ishte edhe evitimi i stresit, që është një faktor risku shumë i rëndësishëm (veçanërisht tek të rriturit).
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.