MENU
klinika

Nuk kërkohet më certefikatë dhe as tampon

Greqia heq kufizimet për udhëtarët

03.05.2022 - 12:15

Para sezonit turistik veror, Greqia ka hequr kufizimet e COVID-19 për udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Për të udhëtuar drejt Greqisë, udhëtarëve u kërkohej më parë të tregonin një certifikatë vaksinimi, ose një tampon negativ.

Nga vëzhgimi i Report Tv në doganën e Kapshticës dhe të Kakavijës, udhëtarëve tanë të cilët shkojnë drejt Greqisë, nuk u është kërkuar as vaksinë anti-COVID apo certifikatë vaksinimi

Më datë 1 maj, qeveria greke vendosi të heqë kufizimet për të udhëtuar drejt shtetit të saj, ndërsa kërkohet vetëm mbajtja e maskës. Edhe me udhëtimet me avion janë hequr kufizimet.

Greqia pret një numër të lartë vizitorësh këtë vit dhe zyrtarët parashikojnë të ardhurat të arrijnë në 80% krahasuar me nivelet e 2019-ës.

Me zbehjen e infeksioneve, restorantet dhe dyqanet me pakicë u kthyen në kapacitetin 100%  nga 1 maji, duke lejuar klientët të hyjnë pa dëshmi të vaksinimit, por me maskë. Greqia ka raportuar 3,323,922 raste deri më tani dhe 29,153 vdekje nga Covid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN