MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Hernia inguinale (dhjami), pse shkaktohet?

25.05.2022 - 09:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Hernia inguinale (dhjami), pse shkaktohet?

Mjeku: Hernia është një dëmtim i shtresave të murit të barkut si rezultat i sforcimit fizik apo ndërhyrjeve të mëparshme kirurgjikale. Në raste të tjera ajo mund të jetë edhe e lindur sa herë që vrimat natyrale në paretin e barkut janë më të zgjeruara se duhet, duke lejuar në këtë mënyrë daljen e organeve të ndryshme nën lëkurë.

90% e hernieve të murit të barkut janë hernie inguinale. Ato shihen më shpesh tek meshkujt. Disa hernie inguinale krijohen për shkak të mosmbylljes së kanalit inguinal që normalisht duhet të mbyllet pas lindjes dhe një pjesë tjetër krijohen për shkak të hapjes së kanalit inguinal në një periudhë më të vonë të jetës.

Një lloj tjetër i hernieve krijohet për shkak të dëmtimit, çarjes së muskulit të barkut: herniet direkte. Herniet e kërthizës janë herniet që dalin nga gropëza e kërthizës. Edhe gropëza e kërthizës, ashtu sikurse kanali inguinal është një pikë e dobët e murit të barkut që nga lindja; më shpesh shihet tek femrat. Herniet përreth kërthizës shihen rrallë dhe duhet të menaxhohen si herniet e kërthizës.

Herniet incizionale shfaqen në zonën e incizionit (prerjes) nga operacioni i menjëhershëm.

Terapia e të gjitha hernieve të murit të barkut është kirurgjikale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky mund të jetë shkaku!

Keni enjtje te barkut ose te ijeve?