MENU
klinika

Përplasja fatale

Humb jetën në aksident ish-lojtari i Barçës dhe vëllai i tij

15.05.2022 - 12:39

Një tragjedi që ka trishtuar të gjithë në Argjentinë dhe jo vetëm. Ish-anësori i ekipit të të rinjve të Barcelonës, Maxi Rolon, ndërroi jetë në një aksident automobilistik, i cili i mori jetën edhe vëllait të tij binjak futbollist Ariel.

Dyshja humbën kontrollin e veturës Fiat Punto me të cilën po udhëtonin në një kthesë dhe u përplasën me një pemë. Aksidenti ndodhi rreth në rrugën kryesore midis qyteteve Pujato dhe Casilda në provincën argjentinase të Santa Fe.

Maxi Rolon ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Barcelonës në periudhën e vitit 2010-2016. Rreth këtij rasti ka reaguar edhe klubi i Barcelonës:

“Jemi të tronditur nga vdekja e Maxi Rolon, një futbollist i të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 deri më 2016. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe i dërgojmë mbështetjen e plotë familjes së tij. U prefsh në paqe”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN