MENU
klinika

I pari lider nga Ballkani Perëndimor në Ukrainë

Talat Xhaferi tregon takimin me Zelenskyn

06.05.2022 - 10:33

Kryetari i Parlamentit në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferi ka ndarë përvojën e tij në Kiev dhe takimin me presidentin Zelensky.

Xhaferi tha gjatë intervistës në Opinion, se ai ishte i pari nga Ballkani Perëndimor që viziton Kievin në situatën e luftës.

Pjesë nga intervista
Fevziu: Ju ftuan apo deshët vetë të shkonit në Kiev?

Xhaferi: Edhe desha edhe na ftuan. Nisja është e bazuar në ftesen e Kryetarit të Kuvendit të Ukrainë dhe Kryetari i parlamenteve të Europës.

 

 

Fevziu: Si udhëtuat?

Xhaferi: Me të marr ftesën kam komunikuar me Ambasadën e Ukrainës dhe kam shprehur vendimin me ju përgjigj ftesës. Jam jo vetëm shqiptari, por i pari edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fevziu: Ke dalë para Ramës …

Xhaferi: Rama është kryeministër. Është komunikuar me parlamentin e Ukrainës. Janë dhënë udhëzimet. Është vendosur qe udhëtimi të bëhej Vjenë- Varshavë. Nga aty me makine në kufi dhe më pas me linje speciale hekurudhore.

Fevziu: Si është situata?

Xhaferi: Pjesa perëndimore nuk është e përfshirë në luftime. Normal qe nuk ka dukje të dëmtimeve, pasi ka ne disa vende te caktuara, por jo masive.

Itinerari ishte per të vizituar Buchan. Nuk vizituam varret, por pamjet ishin.

Fevziu: Takimi me Zelenskyn ishte i konfirmuar?

Xhaferi: Nuk ishte konfirmuar për arsye te tjera konfidenciale. Takimi I parë ishte me përfqësues të parlamentit. Vëzhgimi i përbashkët i zonës së Buchas dhe shkatërrimet. Prej aty jemi kthyer ne Kiev.

Fevziu: Zelensky, si dukej emocionalisht?

Xhaferi: Ke te besh me nje person shume stabil emocionalisht, i vendosur dhe i qetë në vendimarrje. Nuk rrezaton asnjë lloj shqetësimi. I plotësonte të gjitha të jetë udhëheqësi që është./Opinion.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i ligjvënësit më të lartë të Rusisë

“‘Gjeni rubla’ nëse doni naftë, drithëra ose metale nga ne!”