MENU
klinika

Raporti sekret

Isa Boletini (Boletinaci) sipas zbulimit të marinës angleze

03.05.2022 - 21:39

        Në vitin 1916, pra në mes të Luftës së Parë Botërore, Shërbimi i Zbulimit i Admiraliatit të Marinës Ushtarake Angleze përpilon një raport sekret për Shqipërinë.

Qëllimi i raportit ishte të jepte një vështrim panoramik për historinë dhe realitetin e një vendi pak të njohur, por që ishte kthyer në një ndër fushë-betejat mes ushtrive ndërluftuese.

Në të njëjtën kohë, natyrshëm, krahas analizës së situates së vendit, theksi vihet para së gjithash tek ato figura që, në sytë e anglezëve, kishin më shumë peshë e ndikim në jetën e vendit dhe që, rrjedhimisht, duheshin pasur në konsideratë në kohë të tilla të turbullta.

Rezultati është një galeri mjaft e pasur, piktoreske e pse jo groteske, personazhesh, shumë syresh emra ende të njohur, por shpesh të ndryshëm nga ç’i njohim nga tekstet e sotëm të historisë.

Mjaft të tjerë, me ç’duket njerëz me mjeft peshë në atë kohë, tashmë janë fshirë pa kurrfarë mëshire nga kujtesa historike.

Patriotë, luftëtarë, trima, aventurierë, mercenarë, spiunë, turkofilë, grekofilë, austrofilë, hoxhallarë që shpallen nacionalistë grekë dhe priftërinj grekë, që përkrahin planet turkoshake të Esad Pashës, familje të ndara e të përçara, njerëz me kulturë e ministra që s’dinë as shkrim e këndim, ngjarje që në atë kohë perceptohen si tejet të rëndësishme, që sot janë fshirë tërësisht nga rrëfimi i historisë.

Gjithsesi një dëshmi interesante për kë dëshiron të dijë diç më shumë për dritë-hijet e jetës shqiptare në një nga periudhat më kaotike dhe kontradiktore të historisë sonë moderne: pikërisht periudhës së lindjes së dhimbshme e dramatike të Shqipërisë moderne.

Sidoqoftë, një tablo që të lejon të kuptosh sesa e ngatërruar dhe komplekse ka qenë Shqipëria përtej asaj që na rrëfejnë sot tekstet e historisë.

Për hir të saktësisë emrat janë lënë në formën në të cilën gjenden në Raport dhe jo me emrin me të cilin njihen sot, por besojmë se kjo s’do përbëjë ndonjë vështirësi për të kuptuar se për kë është fjala.

2 – Protagonistët: Isa Boletini (Boletinaci), rreth moshës 45-50 vite

Një personazh magjepsës, fshatar i madhërishëm nga zonat e Mitrovicës.

Luftoi kundër turqve deri sa këta u shpartalluan, pastaj u bashkua sërisht me ta, për të pushtuar Mitrovicën.

Për të e bëmat e tij rrëfehen histori pa fund.

Ka ndikim në të gjithë veriun dhe ka një emër të shkëlqyer si prijës, gjë që e meriton.

Ka ditur të sillet në mënyrë të admirueshme edhe në rrethana të vështira.

Iu ka qëndruar besnik, si miqve ashtu dhe atyre që iu shërbente.

I qëndroi besnik dhe Princ Vidit, pavarësisht se ky s`vlente për gjë, vetëm e vetëm nga që i kishte pranuar paratë.

Do jetë mirë ta bëjmë për vete, sepse s`është nga ata që do të mbeten neutralë.

Flet vetëm shqip dhe keq turqishten.

Ka pesë djem dhe dy nipër, që të gjithë të shkolluar.

Sipas njoftimeve të fundit (me shumë mundësi të rreme), thuhet se është vrarë në Podgoricë, me urdhër të Malit të Zi.

3 – Isa Boletini(i biri) – Tani ndodhet në Akademinë Ushtarake, në Torino; mund të bëhet një prijës i dobishëm për shqiptarët.

4 – Antarët e Kongresit-Asamble të Vlorës më 1912 (pjesa më e madhe e të cilëve ishin të zgjedhur: Peja, Gjakova dhe Gucia kishin, Mithat bej Frashëri, Rexhep bej Aga, Qerim beu, Bedri efendi dhe Salih Juka.

Kosova(Shkupi) kishin, Mehmet pashë Dralla, Isa Boletini, Aidin bej Draga dhe Dervish bej Ipeku.
Ohri dhe Struga kishin: Hamdi bej, Mustafa Baroci, Zuhdi beu, Dr. Murteza Efendiu dhe Nuri Efendi Sojli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ishte krah Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë

105 vjet nga vrasja e Isa Boletinit në Podgoricë

Kundër Zogut e serbomëdhenjve

Bajram Curri udhëheqësi luftëtar


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen