MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam me hipertension, a mund të përdor çaj me mjaltë e limon

11.05.2022 - 10:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është e këshillueshme që një person me hipertension që është edhe mbi peshë të konsumojë çdo mëngjes dhe darkë çaj me mjaltë dhe limon ose çaj me mjaltë dhe kanellë?

Mjeku: Çaji i shoqëruar me limon, me mjaltë apo me kanellë ndikon pozitivisht në shëndet. Por tensioni arterial duhet monitoruar, si dhe duhet marrë mjekim në rast se tensioni arterial është më i madh ose baraz me 150/90.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.