MENU
klinika

Në gjyq me ish-gruan

Johnny Depp, i dashuruar me avokaten e tij?

11.05.2022 - 11:05

Vijon ende gjyqi Johnny Depp-Ambear Heard, por një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Shumë komentues besojnë se diçka po ndodh mes aktorit dhe avokates së tij, Camille Vasquez. Madje, po përflitet edhe për një historie dashurie mes tyre.

Mirëpo këto spekulime janë hedhur poshtë nga burime të sigurta pranë Camille Vasquez për TMZ.

Burimet kanë thënë se mes dyshes nuk është asgjë më shumë veçse një trillim i fansave nga mediat sociale.

E thënë ndryshe, ata të dy nuk po takohen, pavarësisht nga ajo që disa njerëz shohin në sallën e gjyqit.

Në të vërtetë, disa përdorues të TikTok dhe Twitter kanë arritur në përfundimin se këta të dy janë në një marrëdhënie bazuar në ndërveprimet e tyre në gjykatë.

Fakti është se Johnny dhe Camille duken mjaft rehat pranë njëri-tjetrit. Marrëdhënia e tyre është mjaft profesionale por edhe miqësore.

Jo vetëm kaq por burimi ka bërë me dije një tjetër informacion të rëndësishëm.

Raportohet se Camille është në lidhje me një djalë britanik i cili punon në pasuri të paluajtshme, me të cilin është në një lidhje serioze prej disa muajsh.

Ja pra, nuk paska asgjë mes dyshes Johnny Depp dhe Camille Vasquez.

Nga ana tjetër, Depp ka marrë një suport maksimal nga fansat e tij gjatë kësaj kohe që ai po përballet në gjyq me ish-bashkëshorten e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shënon fitoren e rrallë ndaj Amber Heard

Johnny Depp nuk tërhiqet!

Divorci më i tmerrshëm në Hollywood

Vazhdon beteja ligjore Johnny-Amber

“Është një person i tmerrshëm”

Vajza e aktorit shpërthen publikisht ndaj Amber Heard


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain