MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit

12.05.2022 - 10:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Në mbrëmje, kur më zë gjumi, kam probleme me frymëmarrjen. Kur zgjohem nga gjumi, afërsisht 5 minuta nuk mund të marr frymë lirshëm. A mund të jetë ndonjë sëmundje e zemrës apo lloj ankthi? Është hera e katërt që më ndodh e njëjta gjë kur jam në gjumë. Ku mund të drejtohem?

Mjeku: Mbajta e frymës kur është me natyrë kardiake, jep shqetësim fillimisht në sforcime fizike, në lëvizje dhe vetëm në stade më të përparuara të sëmundjes mund të japë shqetësime në qetësi. Më shumë mundësi ka që ky shqetësim të vijë prej gjendjeve të ankthit. Mund të drejtoheni tek psikologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bëjeni zakon përtu ushtruar çdo ditë

6 ushtrime relaksuese të thjeshta që çlirojnë stresin

Mbase nuk i dini të gjitha...

7 arsyet kryesore që keni një dhimbje koke