MENU
klinika

Marash Kumbulla

“Kam shumë dëshirë të luaj në finalen e Tiranës”

17.05.2022 - 11:05

“Ju a them sinqerisht, nuk fshihem”, Marash Kumbulla, ylli kuqezi, nis me këto fjalë, intervistë e tij për Corriere dello Sport, ku ka folur për finalen e Conference League e cila do të zhvillohet në shtëpinë e tij, në Tiranë, në “Air Albania”:

“Në fillim të sezonit, kur mësova se finalja e Conference League do të zhvillohej në Tiranë, e fiksova menjëherë në kokën time si objektiv për tu arritur.

Për mua që kam lindur në Itali nga një familje shqiptarësh, ishte një shenjë e fatit. Për fat të mire, ëndrrat edhe bëhen realitet. Tani na takon neve të kompletojmë këto vepër duke mundur Feyoonord, edhe pse e dimë se nuk do të jetë e lehtë.

Do të ishte bukur nëse do të luaja, do të isha një gënjeshtar nëse do të them të kundërtën, të paktën të luaj për disa minuta, por vendimet i merr trajneri, neve na takon t’i respektojmë. Nëse nuk do të luaja në fushë, do të bëj tifo nga pankina.

Të gjithë të ekzaltuar nga finalja? Të gjithë kemi dhënë një kontribut këtë sezon dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, nga Torino në Tiranë. Kemi luajtur shumë ndeshje por kemi ende energji edhe për një sforco të fundit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Organizimi i finales së Tiranës

Duka: Na paragjykojnë se jemi shqiptarë

Mesazhi për finalen e 25 majit

Ultrasit e Romës: Tregoni respekt për Tiranën


Atmosfera e kampit kuqezi jo edhe aq pozitive

Uzuni dhe Ismajli dalin ‘kundër‘ Silvinjos!

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm