MENU
klinika

Vendbanimet ilire

Kërkohet qyteti antik në Shkodër

27.05.2022 - 13:43

        Rikthehen gërmimet arkeologjike në Bushat, nga misioni shqiptaro-polak i vendosur në Shkodër, prej vitit 2011 dhe i ndërprerë prej 2 vjetësh për shkak të pandemisë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se, këtë vit ekspedita është përqendruar në nivelin e mesëm të qytetit për të kuptuar dhe më mirë shtrirjen e tij, zhvillimin urban dhe një datim më të saktë të fazave të vendbanimit, ndërsa sfida për gërmimet do të vazhdojë deri më gjetjen e emrit të këtij qyteti antik.

Nga 2018-ta, tashmë ky mision po kryen kërkime arkeologjike në zonën e Bushatit, vend ku po del në dritë një qytet antik i panjohur dhe që daton kryesisht në shek.IV-II para erës sonë.

Projekti drejtohet nga Prof. Piotr Dyczek- qrkeolog, Drejtues i Qendrës për Kërkime në Antikitet për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës- Poloni, Ass.Prof. Saimir Shpuza nga Instituti i Arkeologjisë, Tiranë dhe Helidon Sokoli, arkeolog, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Shkodër.

Ky vendbanim antik, që besohet se i përket shekullit të 6 para erës sonë, u zbulua në Bushat, Bashkia e Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës, në vitin 2018.

Vendbanimi shtrihet rreth 10 km larg kalasë së Shkodrës dhe 20 km nga Kalaja e Lisusit antik, çfarë përbën një prej të dhënave më të rëndësishme në identifikimin e qytetit dhe dokumentimin e vendbanimeve ilire.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen