MENU
klinika

Shënojini në listë...

Këta filma do të ndryshojnë këndvështrimin tuaj për jetën

31.05.2022 - 09:27

Jeta është e thjeshtë, por ne e komplikojmë, apo jo? Filmat janë padyshim një mjet argëtimi. Por, herë pas here, ju shikoni një film dhe ai përfundon duke lënë një ndikim më të madh tek ju sesa keni menduar ndonjëherë. Ndonjëherë pas përfundimit, ju thjesht uleni dhe analizoni jetën tuaj dhe filmi thjesht përfundon duke ndryshuar perceptimin për ju ndaj jetës.

Pra, nëse po pyesni veten se çfarë filmi të shikoni, këtu është një listë e filmave që do të ndryshojnë perceptimin tuaj ndaj jetës.

THE SHAWSHANK REDEMPTION

Ne kemi humbur shpresat në jetë në një moment të jetës, por filmi “The Shawshank Redemption” na tregoi se shpresa është një gjë e mrekullueshme për të pasur. Andy Dufresne kaloi 19 vjet në burg, por këmbëngulja e tij e ndihmoi të dilte nga burgu. Ai ishte gjithmonë shpresëdhënës dhe kishte besim. Edhe kur njerëzit i thanë se shpresa është një gjë e rrezikshme dhe se mund të çmendë këdo, Andy ende shpresonte për më të mirën.

THE TRUMAN SHOW

Truman Show na tregoi se ne priremi të besojmë atë që na tregohet. Ne mezi shikojmë përreth dhe analizojmë. E vërteta mund të jetë larg realitetit, por ne thjesht nuk e shohim atë. Një satirë e konceptuar shkëlqyeshëm që sillet rreth jetës së Truman Burbank, jeta e të cilit është një Reality Show. Jeta e tij u shfaq në TV që nga koha kur lindi, dhe përfundon kur ai arrin të shpëtojë nga bota e realitetit të rremë që ishte ndërtuar për të.

INTO THE WILD

Çfarë është liria për ju? Çfarë është përmbushja e vërtetë për ju? Epo, pasi të shikoni “Into The Wild”, perceptimi juaj për jetën thjesht mund të ndryshojë. Christopher McCandless vendos të braktisë gjithçka dhe të lidhet me natyrën dhe të nisë një udhëtim për të gjetur lumturinë e vërtetë. Më besoni se do të dëshironi të njëjtën gjë pasi të përfundoni filmin.

FORREST GUMP

A jeni personi që ndjeni se të gjitha gjërat e gabuara në botë po ndodhin vetëm me ju dhe ju duhet të sillni njëfarë optimizmi në jetën tuaj? Atëherë “Forrest Gump” është filmi që duhet ta shikoni. Një histori emocionuese që do t’ju tregojë të vërteta të rënda dhe se cili është realiteti në mënyrën më fëminore dhe do t’ju tregojë se si duket bota me sytë e një optimisti.

ETERNAL SUNSHINE OF THE SPOTLESS MIND

Filmi flet për një çift të ndarë, Joel dhe Clementine, të cilët kanë fshirë njëri-tjetrin nga kujtimet e tyre. Historia fillon pas një udhëtimi me tren së bashku. Megjithatë, pasi kujtimet e tyre u janë fshirë klinikisht ata nuk e mbajnë mend të kaluarën e tyre të trazuar por a janë fshirë dhe ndjenjat?

FIGHT CLUB

Edward Norton në rolin e një një punonjësi zyre që vuan nga pagjumësia dhe Brad Pitt në rolin e Tyler Durden, një shitës sapuni, formojnë një klub luftimi që evoluon në shumë më tepër se aq. Fight Club është një film i rrethuar nga çmenduria, në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo komedi e errët futet në kokën e protagonistit, i cili në përpjekjen e tij për të ndjerë diçka i drejtohet dhunës.

500 DAYS OF SUMMER

Filmi fillon me paralajmërimin se kjo NUK është një histori dashurie. Filmi ndjek romantikun e pashpresë Tom Hansen, të luajtur nga Joseph Gordon Levitt, në kërkimin e tij për dashurinë. Pasi e dashura e tij ndahet me të, Tom ka mbetur duke reflektuar për ditët e kaluara me të dhe duke analizuar pse u prish lidhja e tyre. Dhe në reflektimet e tij, filmi arrin të kuptojë se ndonjëherë ne jemi aq të zhytur në idenë e personit me të cilin jemi të dashuruar, saqë priremi të anashkalojmë gjërat e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hollivudi sjell data dhe optimizëm

Filmat e rinj, së shpejti në kinema


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure