MENU
klinika

CODA

OSCAR filmit “pa zë”

28.03.2022 - 20:03

        I prodhuar në studiot Apple Original Films, me regji nga Sian Heder, fituesi i edicionit të 94-ët, të çmimeve “Oscars” është CODA.

Filmi me buxhet prej 10 milionë dollarësh (9.1 milionë euro), i cilësuar për fëmijët me prindër shurdhmemecë, është bërë filmi i tretë që mban firmën e një regjisoreje, që fiton çmimin kryesor.

Realizimi la pas, tjerë filma të suksesshëm, duke përfshirë “The Power of the Dog” dhe “Belfast”.

Filmi, gjithashtu, fitoi gjatë mbrëmjes edhe dy çmime të tjera: “Skenari më i mirë i përshtatur” për skenaristen Sian Heder dhe “Aktori më i mirë në rol dytësor” për aktorin, Troy Kotsur.

Troy Kotsur bëri histori në “Oscar 2022”, duke u bërë interpretuesi i parë i shurdhmemec, me një “Oscar”, në kategorinë e aktorit më të mirë në rolin dytësor, për lojën në “CODA”. Bashkëshortja e tij në rol, Marlee Matlin, fitoi një “Oscar”, si aktorja më të mirë, në 1987-ën, për rolin në “Fëmijët e një Zoti të Vogël”.

Kotsur përdori gjuhën e shenjave, për të pranuar çmimin, duke thënë: “Sa e mahnitshme të jesh këtu… Nuk mund ta besoj!.. Me të vërtetë, dua të falënderoj të gjitha skenat e mrekullueshme të teatrit pa zë, ku arrita të zhvillohem si aktor.”

Ai fitoi gjithashtu “Golden Globe” dhe “SAG Award”, këtë vit,  për rolin e tij.


Bazuar në filmin francez “La Famille Belier” të vitit 2014 dhe me skenar dhe regji nga Sian Heder, “CODA” pati premierën në festivalin virtual të filmit “Sundance”n të vitit 2021 dhe u ble nga Apple TV+. për një çmim rekord prej 25 milionë dollarësh (22.8 milionë euro).

Interpretues të tjerë në filmin fitues, janë: Emilia Jones, Kotsur dhe Marlee Matlin. Është filmi i parë me një kast kryesisht të shurdhër, që fiton çmimin “Oscar” në kategorinë kryesore, “Best Picture (Filmi më i mirë)”. Producentë: Philippe Rousselet, Fabrice Gianfermi dhe Patrick Wachsberger.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit