MENU
klinika

“Kam shumë surpriza për ju”

Kush do të performojë në finalen e “Champions”-it

10.05.2022 - 10:13

UEFA ka konfirmuar se kantautorja kubano/amerikane Camila Cabello do të performojë live përpara ceremonisë së hapjes së finales së Ligës së Kampionëve në Paris më 28 maj.

Camila Cabello është planifikuar të kryesojë ceremoninë e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve EUFA 2022. Këngëtarja e bëri të ditur lajmin me një video shumëngjyrëshe në të cilën këndon hitin e saj të vitit 2017 “Havana”.

Kësaj radhe, “Pepsi” ka zgjedhur këngëtaren Kubane , Camila Cabello, për të ndezur skenën e Parisit gjatë sfidës Real Madrid-Liverpul.

Camila e cila u bë e famshme me këngë si ‘Bam Bam’ ‘Señorita’ dhe ‘Havana’ do të performojë përpara finales së “Stade de France” në Paris, ndërsa Real Madridi përballet me Liverpool-in në një përsëritje të finales së 2018-ës të mbajtur në Kiev.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by camila (@camila_cabello)

Me anë të një postimi në Instagram-in e saj, Cabello shkruan: “Jam e emocionuar që do të performoj në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve e mundësuar nga Pepsi. Unë synoj të bëj një shfaqje vërtet të veçantë, duke bashkuar frymën e trashëgimisë sime latine dhe një ndjenjë bashkimi për adhuruesit e sportit dhe muzikës në të gjithë botën. Kam shumë surpriza për ju”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas trailerit, njerëzit mezi po e presin

Camila Cabello do të jetë ‘Hirushja’ në filmin e ri

Për të festuar 2 vjetorin e lidhjes

‘Arratisen’ Camila Cabello dhe Shawn Mendes

Karantina i ndryshoi jetën...

Camila Cabello ka patur nevojë për terapi?!