MENU
klinika

"Kjo zgjidhje nuk është parë asnjëherë"

Marrëveshja Balla-Alibeaj për Presidentin e ri, reagon Luciano Boçi

18.05.2022 - 12:38

Deputeti i PD, Luciano Boçi reagoi për mediat pas marreveshjes se arritur sot mes krerëve të grupeve parlamentare të PS dhe PD, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj, per propozimin e kandidaturave nga opozita per presidentin e ri deri ne raundin e trete.

Sipas tij, “ironia është që opozita që nuk ka votat të themi për një votim të thjeshtë, ndërsa mazhoranca që i ka këto vota e ruan propozimin e saj për në raundin e katërt e pestë ku votimi është me shumicë të thjeshtë”.

“Vendimi i sotëm antikushtetues. Askush s’mund ti heqë të drejtën opozitës për të pasur kandidatë në 5 raundet, e kjo zgjidhje nuk është parë asnjëhere në Shqipëri ku dikush nga mazhoranca si klloçka që mbledh zogjtë ka përcaktuar me detyrim që opozita mund të ketë kandidat në 3 raunde e më pas nuk mund të ketë.

Ironia është që opozita që nuk ka votat të themi për një votim të thjeshtë, ndërsa mazhoranca që i ka këto vota e ruan propozimin e saj për në raundin e katërt e pestë ku votimi është me shumicë të thjeshtë, për të mos u futur më pas tek e drejta për të kryer negociata. Negociatat duhet të vijojnë në nivel politik”, tha Boçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti: arrihet marrëveshja

Raundi i tretë, për emrat e opozitës