MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më bëjnë zhurmë veshët, çfarë duhet të përdor?

24.05.2022 - 09:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më bëjnë zhurmë veshët, çfarë duhet të përdor?

Mjeku: Zhurma në vesh është një nga simptomat më të përhapura në popullatë dhe shumica e pacientëve të paraqitur në shërbimin ORL e kanë ankesë kryesore të tyren.

Patologjitë që manifestohen me zhurmë në vesh, janë nga më të ndryshmet, që nga sëmundjet e veshit të mesëm dhe deri në dëmtimin neurosensorial të nervit të dëgjimit.

Në rastet që një person ka probleme të tilla, është mirë që të konsultohet me mjekun otorinolaringolog përkatës, pasi duke qenë se shkaqet janë të shumta, nuk mund të jepet një kurë e përgjithshme. Si fillim duhet gjetur shkaku dhe pastaj do të trajtohet zhurma.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.