Pas Miami Heat në Konferencën e Lindjes që kaloi në finalet e play-off në NBA, Golden State bëhet skuadra e parë finaliste në Perëndim. Warriors fituan 110-96 ndaj Memphis në sfidën e gjashtë gjysmëfinale, duke fituar 4-2 serinë e takimeve.
Ashtu si dikur, Clay Thompson (30 pikë) e Stephen Curry (29 pikë) bënë diferencën në fushë për skuadrën e Golden State, që tregoi epërsi, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Për Memphis, Brooks realizoi 30 pikë, por që nuk mjaftuan.
Në Konferencën e Lindjes, barazim 3-3 me ndeshjes mes Boston e Milwaukee. Ekipi i Celtics fitoi 108-95 ndaj kampionëve në fuqi të Bucks, në një ndeshje ku ata patën epërsi shumicën e kohës dhe e merituan fitoren.
Ndeshja magjike e Jayson Tatum, që realizoi 46 pikë për Boston, mbështetur nga Brown me 22 pikë e Smart me 21 pikë. Për Milwaukee u dallua Giannis Antetokounmpo me 44 pikë e 22 rebound, por që mbetën për statistikë.