MENU
klinika

NBA, play-off

Miami dhe Phoenix shumë pranë finaleve

11.05.2022 - 10:55

Gjysmëfinaleve të play-off në NBA po u vjen fundi në të dyja konferencat, pasi shumica e skuadrave tashmë javë vetm një hap larg finaleve. Në Lindje, Miami Heat mposhti 120-85 Philadelphia në ndeshjen e pestë, duke udhëhequr 3-2 serinë e gjysmëfinaleve mes tyre.

Ndeshje pa histori, komanduar dhe e fituar me meritë nga skuadra e Floridës, ku u dallua Butler me 23 pikë. Për Miami, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ndërsa te Philadelphia mungoi lojtari lider, teksa Embiid dhe Harden realizuan vetëm 31 së bashku.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Phoenix Suns mposhti pa probleme 110-85 Dallas, sfidë në sensik unik, komanduar nga skuadra vendase, që udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve.

Booker me 20 pikë e Ayton me 20 bënë diferencën në parket për Suns, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e 11 rebound të Luka Doncic për Mavericks.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, 120-85 (3-2)

Boston – Milwaukee, (2-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, 110-85 (3-2)

Memphis – Golden State, (1-3)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon