MENU
klinika

NBA, play-off

Warriors një fitore larg finaleve, Celtics barazojnë Bucks

10.05.2022 - 11:49

Golden State fitoi 101-98 ndaj Memphis në gjysmëfinalen e katërt play off në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve mes dy ekipeve.

Takim me rivalitet dhe i hapur deri në sekondën e fundit, ku për Warriors u dallua Stephen Curry, autor i 32 pikëve. te Memphis këtë herë mungoi lojtari lider. Pas këtij takimi, Golden State është një fitore larg finaleve.

Në Konferencën e Lindjes, barazim 2-2 me ndeshje mes Boston dhe Milwaukee, skuadra e Celtics fitoi 116-108 ndaj kampionëve të Bucks, sfidë spektakolare nga të dyja skuadrat.

Tatum e Horford realizuan nga 30 pikë secili për Boston, që e meritoi fitoren. Për Milwaukee u dallua Antetokounmpo me 34 pikë e 18 rebound, por që nuk mjaftuan për të evituar këtë humbje në fushën e saj.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, (2-2)

Boston – Milwaukee, 116-108 (2-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, (2-2)

Memphis – Golden State, 98-101 (1-3)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN