Ashtu si Inter të premten në mbrëmje, edhe Milan ka përmbysur shifrat, duke fituar 1-3 në Verona dhe mbajtur kështu kreun me 2 pikë para zikaltërve, kur mbeten edhe 2 javë nga fundi i Serie A.
Ekipi i Piolit do merrte avantazhin pas çerek ore loje. Tonali do kontrollonte mirë topin në zonë dhe realizoi. Gjithsesi, VAR akordon pozicion jashtë loje. Në minutën e 22-të presioni do rritej akoma më shumë, por goditja e Giroud me kokë ishte e lehtë dhe qëndrore.
Goli i epërsisë vendase do vinte në të 38-ten, pas një krosimi të Barak për Faraonin. Tonali duket se e kishte ndarë mendjen për të shënuar emrin te lista e golashënuesve, pasi tashmë do dërgonte sërish topin në rrjetë, në shtesa.
Sapo nisi e dyta, Tonali do merrte një assist nga Leao dhe më pas e pati lojë fëmijësh për të realizuar të dytin. Goli i qetësisë erdhi vetëm në fund, nga Florenzi. Milani është e para me 80 pikë, 2 më shumë se Interi. Verona është e nënta.