MENU
klinika

Goli i mbrojtësit kuqezi

Shënon për Atalantën, Gjimshiti fiton derbin me Manajn

08.05.2022 - 15:04

Atalanta ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Spezias në transfertë, me rezultatin 1-3, ku protagonist kryesor ishte mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

29-vjeçari u aktivizua për 90 minuta, ku shënoi dhe golin e 1-2 për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, i cili ishte dhe goli i tretë i këtij sezoni, pas dy golave të shbnuar në Europa League.

Gjithashtu, në këtë takim u aktivizua dhe Rei Manaj, i cili u fut në fushën e lojës në minutën e 56’. Sulmuesi dha një performancë të mirë, i cili i shkoi pranë dhe një asisti, por shoku i tij i skuadrës nuk finalizoi siç duhej.

Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e 7-të në renditje, duke shpresuar dhe për një vend në Europa League, ndërsa Spezia rrezikon të bjerë në Serie B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN