MENU
klinika

Nga miliona lekë pasuri, në vila dhe apartamente

Ministri i Drejtësisë rendit “top listën” e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar

11.05.2022 - 10:52

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka renditur top listën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët sipas tij kanë venë pasur në mënyrë të kundraligjshme. Sipas tij, këta duhet të hetohen nga drejtësia e re, pasi kanë kryer vepër penale.

“Hapet lista me një subjekte 850 mln euro pasur. Vazhdon lista 800 mln lekë të vjetra subjekti i dytë dhe ky subjekti i dytë ka ngelur edhe tek pastërtia e figurës. Pse nuk duhet të fillojë ndjekja penale kryesisht.

Subjekti i tretë 691 mln lekë

Subjekti i katër 600 mln lekë të vjetra, por ky është i lidhur me subjektin e pestë që është bashkëshortja me 55 mln lekë.

E mbyll i 10 me 129 mijë euro. Të gjitha kanë probleme

Doni për apartamentit:

Një subjekt tjetër 13 apartamente, dyqane e vila.

Tjetri 3 vila. Janë vendime këto.

Tjetri, 10 pasuri, dyqane e apartamente. Ndërsa tjetri jo vetëm nuk justifikojnë pasurinë. por ka ndërtuar edhe vilën në mënyrë të padrejtë. Ky mirë lekët pa burim, por ka kryer edhe vepër penale.

Doni tjetrin, tre vila ky tjetri. Një tjetër me 3 shtëpi dhe një vilë”, tha Manja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN