MENU
klinika

"Për ne s’ka të paprekshëm edhe nga radhët tona"

Presion apo frikë nga drejtësia?- Rama: Askush s’ma heq të drejtën të jap opinionin tim!

11.05.2022 - 10:18

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste dhe ai vetë e kanë mbështetur reformën në drejtësi që prej nisjes së saj.

Në një konferencë për mediat, Rama i ka hedhur poshtë spekulimet ndaj tij se ka frikë apo se po i bën presion drejtësisë.

Rama u shpreh se askush nuk ia heq të drejtën atij për të dhënë opinion mbi SPAK-un.

“Disa e kanë quajtur presion mbi drejtësinë, disa të tjerë e kanë quajtur frikë apo humbje të pushtetit, ndërsa të tjerë e kanë quajtur si përpjekje të qeverisë. Pavarësisht interpretimeve, për mua më e rëndësishme është që ky diskutim të bëhet. Sepse SPAK-u shpejt mbush 3 vjet. Vetingu dhe pak javë mbush 5 vjet, dhe për pak vite, pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të drejtë dhe të barabartë, mbush 35 vjet.

Prandaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi, në emër të forcës politike që i ka dhënë mbështetje morale, profesionale e politike që nga nisja, por si dhe njeriu që është sulmuar më shumë, jo vetëm nga kundërshtarët por edhe personat e tij, janë të palumtur. Për shkak të mosanshmërisë të gjykimeve të deritanishme. Unë besoj që të drejtën në këtë moment, që në njëfarë mënyre hap një cikël të ri, të drejtën që ta ndajë me opinionin publik qëndrimin tim, nuk ma heq dot askush.

Kujtoj këtu për të gjithë, kemi mbështetur të gjitha vendimet e SPAK-ut. Madje pa asnjë koment tjetër përveç inkurajimit të veprimtarisë hetimore. Kujtoj këtu se e kemi bërë të qartë që në krye të herës, dhe e kemi treguar jo me fjalë por me qëndrimin tonë, se për ne nuk ka të paprekshëm dhe çdo kush në rradhët tona, që me drejtësinë ka llogari të hapu, derën në forcën tonë politike e ka të mbyllur” – tha Rama.