MENU
klinika

Intensifikohet gjuha paralajmëruese

Moska deklarohet e gatshme t’i përgjigjet NATO-s nëse…

14.05.2022 - 12:35

Rusia ka intensifikuar paralajmërimet se është e gatshme t’i përgjigjet NATO-s nëse zhvendos armët bërthamore pranë kufirit.

Sipas mediave të huaja, deklarata e radhës vjen sot nga zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko.

Ai deklaron se Rusia e di se NATO dëshiron të “militarizojë gjithçka që mundet”.

“Do të jetë e nevojshme të përgjigjemi … duke marrë masat e duhura paraprake që do të siguronin qëndrueshmërinë e parandalimit”, citon agjencia e lajmeve Interfax të ketë deklaruar Grushko.

Ndërsa një tjetër gazetë ruse, RIA, e citoi atë të thoshte se zgjerimi i NATO-s do të shkaktonte një “reagim politik” nga Rusia.

Ai reagim do të bazohej jo në emocione, por në një analizë të plotë të situatës, theksoi Grushko.

Zv.ministri rus Grushko pretendon se Moska nuk ka qëllime armiqësore ndaj Finlandës dhe Suedisë dhe se nuk sheh arsye “reale” që këto dy vende t’i bashkohen aleancës së mbrojtjes.

Siç është raportuar, Suedia dhe Finlanda pritet të marrin pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s sot si të ftuar, me vendimin e tyre për të aplikuar në ditët e ardhshme.

Kremlini ka kërcënuar se do të përgjigjet ndaj këtij aplikimi, por ka qenë i paqartë rreth asaj se si mund të jetë saktësisht kjo përgjigje.

BBC