MENU
klinika

Nënshkruhet kontrata

NBA shkruan historinë, ndeshje edhe në Abu Dhabi

10.05.2022 - 13:48

NBA do të zbarkojë për herë të parë në historinë e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo metodë e zhvillimit të ndeshjeve jashtë Amerikës është praktikuar edhe më parë, por ishte ndërprerë për shkak të pandemisë.

NBA ka vendosur të luajë dy ndeshje në Abu Dhabi pas një marrëveshje të arritur sot. Ekipet e Atlanta Hawks dhe Milwaukee Bucks do të luajnë dy ndeshje miqësore, në periudhën para-sezonit, në “Etihad Arena” të Abu Dhabi, më 6 dhe 8 tetor.

Këto dy ndeshje janë pjesë e një marrëveshje që është arritur mes NBA dhe Departamentit të Kulturës e Turizmit në Abu Dhabi. Në këtë shtet ka nisur në janar një Ligë e hapur me 450 fëmijë të moshës 11-14 vjeç. Po në atë periudhë, në Japoni do të luhen dy ndeshje miqësore mes Golden State Warriors dhe Washington Wizards.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon