MENU
klinika

Ngjarje tragjike

Humbin jetën nëna me dy vajzat, në kontakt me energjinë elektrike

28.05.2022 - 18:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kola në Fushë-Arrëz.

Nëna bashkë me dy vajza ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar më pas për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën.

Mësohet se qytetaret qe humben jeten ishin: Sidorela Kola 18vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç.

Dyshohet se i pranishëm ka qenë edhe djali, por nuk dihet saktësisht nëse ka qenë i përfshirë.