MENU
klinika

Kujdes kur udhëtoni!

Në këto 6 qytete të Greqisë mund t’ju bllokojnë makinën

04.05.2022 - 11:28

Komisioni Evropian ka njoftuar se Athina , Selaniku , Kalamata , Janina , Trikala dhe Kozani janë përzgjedhur nga 377 qytete evropiane për të marrë pjesë në programin e Komisionit Evropian “100 Qytete Neutrale Klimatike deri në vitin 2030”.

Sipas programit, gjashtë qytetet greke ftohen deri në vitin 2030, pra 10 vjet më herët se qytetet e tjera të BE-së për të adoptuar një  mënyrë transporti dhe lëvizje, miqësore me mjedisin! Shumë qytete evropiane që marrin pjesë në program kanë ndaluar tashmë lëvizjen e makinave dhe kamionëve të vjetër dhe ndotës në rrugët urbane, në mënyrë që pronarët e tyre të kalojnë në automjete elektrike ose automjete të reja që emetojnë ndotje të ulët. Kjo do të thotë që makina e secilit person që nuk i plotëson kushtet mund të bllokohet dhe të mos lejohet të lëviz në këto qytete.

Misioni Evropian do të plotësojë nevojat për ridizajnimin dhe rigjallërimin e zonave urbane me rezultatet e pritshme: përmirësimin e cilësisë dhe estetikës së mjedisit urban , efiçencën e energjisë dhe cilësinë e ndërtesave , gjurmën mjedisore të hapësirës publike , reduktimin e emetimeve nga udhëtimet e përditshme , kursimin e  burimeve natyrore si dhe të transformimit dixhital të zonave urbane.