Sot ishte një kthesë e madhe rreth së ardhmes së Kyalian Mbappe. Kur të gjithë mediat, sidomos ato spanjolle, proklamonin mbërritjen e yliit francez në Madrid, ka pasur zhvillime në kahun e kundërt.
U raportua se e ëma e Mbappe ka kërkuar 100 mln euro si komision, një shifër që kurrë më parë nuk ishte dëgjuar. E thënë kjo, si për të thënë se francezi ndoshta ka arritur marrëveshjen e rinovimit te PSG.
Për ta përforcuar këtë të fundit, ka folur vetë presidenti i PSG-së: “Në Madrid e llogarisin në formacionin e Ancelottit, në Paris janë të bindur se Mbappe do të vijojë të luajë për kampionët e Francës përtej këtij sezoni.”
Ka qenë vetë presidenti Naser Al Khelaifi, ai që ka lënë të kuptohet se PSG-ja ka mbyllur gjithçka me sulmuesin, i cili është bindur të qëndrojë në Francë. Lajmi është dhënë nga e përditshmja spanjolle “AS”. Sipas saj, presidenti i PSG-së, gjatë një takimi pune në Madrid u ka bërë të ditur kolegëve të tij se Mbappe ka rinovuar me PSG-në.