MENU
klinika

“Provat për Saliun u mblodhën…”

Ngjela zbulon prapaskenat e vizitës së Pompeos në Tiranë

16.05.2022 - 12:48

Nga Spartak Ngjela

Ish- sekretari Shtetit amerikan, Mike Pompeo, është tani në Tiranë.

Politika amerikane po tallet me Saliun. Sidomos ambasadorja Yuri Kim.

E pra, me këtë  rast po flasim për non gratën e Saliut, si i bëhet tani? Se Mike Pompeo ka qenë sekretar Shteti i republikanëve deri në vitin 2020. Por në këtë vit u mblodhën edhe faktet për Saliun nga Departamenti i Shtetit.

Ja ku e keni republikanin që mendohet të jetë kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë. Por, a e dinë petritat hajdutë të Saliut këtë?

Komedi e bukur kjo. Por kuptohet që ky është krijim i bukur i ambasadores Yuri Kim.  Krijim shumë i bukur i politikës amerikane, gjithashtu.

Po Saliu, ende me Sorosin e ka avokatinë e tij për daljen non grata në Shtetet e Bashkuara? Apo ky Sorosi i manipulon kundër Saliut edhe republikanët, deri te sekretari i Shtetit republikan?

Të shohim, Saliu do të na i thotë.

Është fakt i vërtetë që Pompeo ka qenë sekretar i Shtetit kur janë mbledhur provat kundër Saliut.

E dinë petritat e Saliut këtë? Se Saliu përrallën e Sorosit e ka nxjerrë për të gënjyer petritat e tij.

Është komedi e bukur…

Po pra, a do ta takojë Pompeo, Saliun?

Nuk ka mundësi.

Turp, përse e do Pompeo, Saliun, për ta bërë turshi?

Por ja që tani i del kripa edhe Saliut me pyetjen: Sorosi apo republikani Mike Pompeo i ka mbledhur provat kundër Saliut?

Kjo pyetje e ka përgjigjen brenda saj.

Tallje e madhe për një komedian si Saliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Saliu ka “shokë”, fillon goditja e korrupsionit"

Escobar viziton Tiranën, Ngjela paralajmëron politikanët

"Saliu nuk është më njeri i lirë, por nën akuzë!"

“Vepër banditeske”- Spartak Ngjela flet për sulmin mbi PD