Filmi i ri nga Apple i aktorit Will Smith, “Emancipation”, i cili pritej të publikohej këtë vjeshtë, është shtyrë “deri në vitin 2023”, raporton Variety .
Filmi është drejtuar nga Antoine Fuqua dhe pritej të ishte publikimi i parë pas incidentit në Oscars në 2022 ku Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock , gjë që solli edhe ndalimin e aktorit për të marrë pjesë në ceremonitë dhe ngjarjet e tjera të lidhura me Akademinë për 10 vitet e ardhshme.
Filmi pritej të ishte favoriti i ardhshëm i Apple për sezonin e çmimeve të mëdha pas suksesit që pati me filmin CODA.
Një burim i njohur me situatën tha se ” vërteta e pashprehur” është se filmi aksion-dramë nuk do të publikohet në vitin 2022. Burimi shtoi se ka pasur “diskutime të brendshme të vazhdueshme midis drejtuesve të Apple dhe krijuesve të filmit se si një publikim në vjeshtë mund të ecë përpara , por duket shumë e pamundur.”
Ky nuk është projekti i parë i Will Smith që po shtyhet apo anullohet pas incidentit në Oscars.
Sipas Deadline, “This Joka”, seriali stand-up komedi, nuk do të rikthehet për një sezon të dytë. Por, sipas artikullit, shuplaka e Will ndaj Chris Rock në Oscar 2022 nuk kishte asnjë lidhje me vendimin. Shfaqja bëri së bashku humoristë të rinj dhe të njohur për të folur për artin e stand-up. Sezoni i parë shfaqi komedianët si Punkie Johnson, Demi Adejuyigbe dhe Baron Vaughn. I xhiruar në Las Vegas, seriali gjithashtu shfaqi biseda midis Ëill dhe aktorëve të humorit.
Anulimi i shfaqjes është pak më i komplikuar nga sa mund të duket. Sipas Deadline, opsioni për të rinovuar serialin ka skaduar përpara se Roku të niste shfaqjen. Me sa duket, transmetuesi nuk ishte në gjendje të vlerësonte shikueshmërinë para se të merrnin një vendim.
Pavarësisht disa trazirave profesionale, Will bëri paraqitjen e tij të parë publike pas Oscars në Mumbai, Indi më 23 prill. Aktori u pa duke bërë foto me fansat në një fushë ajrore private