MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Njërën këmbë e kam më të fryrë se tjetrën

09.05.2022 - 09:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Këmbën e majtë e kam më të fryrë se tjetrën me një diferencë në perimetër rreth 2 cm. Pas vizitave të kryera, analizat e gjakut dhe eko e venave të gjakut më kanë dalë në rregull. Doktorët më kanë thënë që kam shtrëngim të lëngut limfatik dhe nuk ka asgjë serioze veçse problem estetik. Por pas gjërave që kam lexuar rreth limfës, kam filluar të shqetësohem. Dua të di a ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar apo serioze. Kam 5 vjet me këtë problem, por këmba ka mbetur konstante, nuk është zmadhuar më tepër. Nuk më kanë dhënë zgjidhje alternative për kurim, por pas interesimit tim në mënyrë personale, kam filluar masazh limfodranazhues vetëm të pjesës parciale. Por me dy të tilla nuk kam ndonjë përmirësim të dukshëm, gjithsesi ka filluar të shfryhet nga pak. Ju si doktor çfarë më sugjeroni? Faleminderit!

Mjeku: Përshëndetje! Në fillim është me rëndësi të përcaktohet mirë shkaku që sjell enjtjen e këmbës. Nëse nuk kemi të bëjmë me kontra indikatorë (ku nuk lejohet përdorimi i MLD-së), atëherë masazhi limfo-dranazhues është një mënyrë efikase për kullimin dhe largimin e limfës që ka stagnuar (ngecur). Trajtimi kryhet në mënyrë periodike (2x javë) për të paktën 4-6 javë. Terapia shoqërohet me këshillat e fizioterapistit mbi veshjen, sportin, llojin e ushtrimeve që duhen bërë. Problemi kronik i linfave kërkon një trajtim afatgjatë, por periodik..

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.