MENU
klinika

"Rusia, shtet i armatosur bërthamor që sulmon një komb sovran"

Paralajmërimi i fortë i Presidentit të Këshillit Evropian: Siguria globale nën kërcënim

13.05.2022 - 10:07

“Siguria globale është nën kërcënim”, ky është paralajmërimi i fortë që erdhi nga Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i cili ndodhet në Japoni, ku do të vizitojë qytetin e Hiroshimës.

Në vitin 1945 ai qytet pësoi bombardimin e parë atomik dhe Michel bëri një vizitë në një memorial në këtë vend për të diskutuar gjendjen aktuale të sigurisë globale.

“Ndërsa flasim, siguria globale është nën kërcënim,” tha ai, raporton Reuters.

“Rusia, një shtet i armatosur bërthamor… po sulmon kombin sovran të Ukrainës, ndërsa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore.”

Ai tha se memoriali ishte “një kujtesë” për të forcuar rregullat ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN