MENU
klinika

“Vilën 760 mijë euro, e ka një ish-ministër i PD”

Përplasja mes Edmond Spahos dhe Gazment Bardhit! Si nisi sherri në Kuvend

12.05.2022 - 11:19

Akuzat e Gazment Bardhit ndaj një kolegu të Partisë Demokratike që ka një vilë të pajustifikuar financiarisht me vlerë 760 mijë euro, ka ngjallur debate të ashpra në Kuvend.

Një ditë më parë i ftuar në emisionin “Open”, Gazment Bardhi ka thënë se deputeti i PD-së që ka vilën e pajustifikuar me vlerë 760 mijë euro që që i është zbuluar nga Edi Rama, ka qenë ministër i qeverisë Berisha.

“Loja luhet mes, Flamur Nokës, Tritan Shehut, Emond Spahos, Bujar Leskajt”- ka thënë moderatorja Eni Vasili. Ndërkohë që Bardhi nuk ka komentuar emrat.

Nga ana tjetër, gjatë seancës së sotme, Edmond Spaho dhe Tritan Shehu mësohet se ka shkuar sot pranë Gazment Bardhit dhe i ka kërkuar këtij të fundit të tërheqë akuzat ndaj tyre dhe të mos shpifë për Vilën luksoze.

Situata është tensionuar, ku është vënë re se Spaho e ka quajtur Bardhin si “mashtrues, shpifës”.

“Je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thua që vila 760 mije euro është e njërit nga katër deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj” ka thënë Spaho gjatë debatit pa mikrofon raporton gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume.

Ndërkohë që debati ka vijuar edhe me ndërhyrjen e deputetëve të maxhorancës të cilët kërkuan që të ruhet qetësia pasi diskutimet po bëheshin me tonë të larta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vila 760 mijë euro, po e mban peng te Edi Rama!"

Gazment Bardhi sulmon deputetin e PD-së