MENU
klinika

Analiza

Problemi i vetëm i BE-së është unanimiteti?

31.05.2022 - 11:54

Teksa ngërçi i Bashkimit Evropian për embargon e naftës ruse vazhdonte, një ambasador citoi Samuel Beckett:”Asgjë nuk ndodh, askush nuk vjen, askush nuk shkon, është e tmerrshme!”

Diplomatët dhe zyrtarët po bëhen gjithnjë e më të frustruar. Shtetet anëtare po dështojnë të përmbushin premtimet për të goditur Presidentin Vladimir Putin aty ku dhemb: industria fitimprurëse e energjisë.

Fokusi ka qenë refuzimi i Hungarisë për të mbështetur sanksionet, por edhe vendet e tjera po i nënshtrohen kërkesave të Putinit për pagesat e gazit në rubla.

Kjo  nxjerr në pah kufijtë e strategjisë së BE-së për të përkthyer retorikën e ashpër me vepra, që kërkon unanimitet midis të 27 anëtarëve të saj.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, lideri më i afërt i BE-së me Putinin, u ka kërkuar kolegëve të tij që të mos mbështesin një ndalim të propozuar të naftës ruse.

Por nuk është vetëm Orban, i cili është përplasur me BE-në për vite me radhë për çdo gjë, nga sundimi i ligjit deri te të drejtat e homoseksualëve në vendin e ti. Kompanitë kudo po vazhdojnë me blerjen e gazit rus përmes llogarive në rubla, pavarësisht paralajmërimeve nga Komisioni Evropian.

Hungarian Prime Minister Viktor Orban (C) walks near other representatives during a vote about the government’s bill on the protection against the new coronavirus COVID-19 at the plenary session of the Hungarian Parliament in Budapest, Hungary on March 30, 2020. (Photo by Zoltan MATHE / POOL / AFP) (Photo by ZOLTAN MATHE/POOL/AFP via Getty Images)

Një ministër vuri në dukje në një takim të fundit të ministrave të BE-së se ishte për të ardhur keq që disa operatorë kishin hapur llogari në rubla në kundërshtim me atë që po komunikonin publikisht.

Shtetet anëtare janë ndarë gjithashtu — veçanërisht midis vendeve perëndimore dhe lindore — lidhur me se çfarë armësh t’i dërgojnë Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen propozoi fillimisht ndalimin e naftës në fillim të majit me fjalët: “Të jemi të qartë: nuk do të jetë e lehtë”. BE-ja ka kapërcyer në mënyrë të përsëritur ndarjet për të krijuar pesë paketa të sanksioneve deri më tani.

Edhe nëse është rënë dakord, paketa e gjashtë e sanksioneve ka humbur një pjesë të fuqisë së saj.

Rusia pritet të fitojë rreth 320 miliardë dollarë nga eksportet e energjisë këtë vit, më shumë se një e treta nga viti 2021. Ndalimi i menjëhershëm i naftës dhe gazit rus mund të luajë një rol kyç në mbështetjen e Ukrainës në fushën e betejës dhe më pas t’i japë Kievit një pozicion shumë më të fortë në çdo bisedimet e paqes, tha një nga diplomatët.

EP Plenary session – Implementing and monitoring the provisions on citizens’ rights in the Withdrawal Agreement

“Në fillim, uniteti që treguam pas 24 shkurtit ishte mjaft i jashtëzakonshëm,” tha në një intervistë ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollongren. Tani, po bëhet më e vështirë, tha ajo.

Pas naftës, BE-ja do të merret me gazin.

Ajo ka sinjalizuar se dëshiron të zëvendësojë gazin rus me dy të tretat deri në fund të vitit dhe të përfundojë importet deri në vitin 2027.

Sakaq po diskutohet kudo heqja e kritereve të unanimitet të bllokut mbi sanksionet dhe politikën e jashtme, thanë diplomatët.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë kërkuar t’i jepet fund parimit të unanimitet.

“Kërkesa e unanimitet përfundimisht do të duhet të hiqet — do të jetë e vështirë, por BE nuk mund të vazhdojë të veprojë në këtë mënyrë në politikën e jashtme,” tha Guntram Wolff, drejtor i institutit Bruegel me qendër në Bruksel.

Burimi: Bloomberg

Përktheu dhe përshtati: Konica.al