MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Pse Biden ka të drejtë për Tajvanin?

25.05.2022 - 08:30

Presidenti Biden të hënën u duk se konfirmoi që Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nga sulmi kinez.

Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin japonez Fumio Kishida në Tokio, Biden iu përgjigj “po” një gazetari i cili pyeti nëse, ndryshe nga fakti që presidenti nuk kishte dërguar trupa amerikane për të ndihmuar Ukrainën të luftonte Rusinë, do të ishte “i gatshëm të përfshiheshin ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin?” Biden shtoi: “Ky është zotimi që kemi bërë”.

Kjo nuk është shumë e vërtetë: Për gjysmë shekulli, që nga hapja e Presidentit Richard M. Nixon ndaj Kinës komuniste, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur një politikë “paqartësie strategjike” ndaj Tajvanit, paqartësi rreth asaj se çfarë mund të bëjë ose jo SHBA.

Nuk ka asnjë traktat formal të mbrojtjes reciproke si ato që Shtetet e Bashkuara kanë me Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Biden says U.S. military will defend Taiwan if China invades

Dhe kështu deklarata e Biden për një “angazhim” të tillë i bëri ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë të përpiqeshin të sqaronin atë që kritikët e quajtën “gafë”. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë ndryshoi disi komentin e Biden, duke e konsideruar një përsëritje të politikës së SHBA-së, e cila “nuk ka ndryshuar”.

Por as Kina, e cila paralajmëroi kundër “shkaktimit të dëmeve të rënda në marrëdhëniet dypalëshe”, as Tajvani, i cili shprehu “mirënjohje” për “angazhimin, nuk u duk se i besuan.

Ne nuk pretendojmë të dimë pse Biden e bëri komentin e tij. 

Ai nuk i dha fund paqartësisë strategjike, por e modifikoi atë. Fjalët e presidentit nënkuptojnë plotësisht atë që duket se nënkuptojnë, Pekini ka më shumë arsye për tu menduar gjatë dhe mirë përpara se të dërgojë forcat e armatosura.

Megjithatë, Republika Popullore e Kinës nuk mund të akuzojë plotësisht Shtetet e Bashkuara për shkelje të mirëkuptimeve të krijuara në kohën e Niksonit, sepse, teknikisht, nuk e ka bërë.

Sigurisht, presidenti kishte të drejtë të hënën kur tha, se “ideja se Tajvani mund të merret me forcë, thjesht nuk është e përshtatshme. Do të përçante të gjithë rajonin dhe do të ishte një tjetër veprim i ngjashëm me atë që ndodhi në Ukrainë.”

Biden faces an urgent crucial choice on Taiwan - Asia Times

Nëse ka një problem në qasjen e Biden për t’iu kundërvënë Kinës, është paqartësia e planit për integrimin tregtar rajonal që ai ofron – Korniza Ekonomike Indo-Paqësore.

Ai nuk është zëvendësues për Partneritetin Trans-Paqësor që hap tregun që u negociua nga Presidenti Barack Obama dhe më pas u braktis nga Presidenti Donald Trump.

Biden e bën Kinën të hamendësojë për synimet e SHBA-së ndaj Tajvanit.

Megjithatë, maksimizimi i shqetësimeve të Pekinit do të kërkonte një angazhim ekonomik shumë më të fortë me Azinë Lindore, Indinë dhe Australinë.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raporti i tij me Xi Jinping

‘Makthi’ i Biden mund të jetë Kina