“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje! Më thahet hunda dhe kur përpiqem t’i pastroj, shoh se është gjak i mpiksur dhe më shkakton dhe dhimbje. Si më këshilloni të veproj? Mjeku i familjes vazhdon të më thotë se është gjynah të fillosh me ilaçe për çdo gjë që e pyes që kam shqetësim.
Mjeku: Tharja e hundës dhe mungesa e sekrecioneve mund të vijë nga probleme alergjike, medikamentoze, ndryshime hormonale etj. mund të shoqërohet edhe me hemorragji në rastin e traumave nga ngacmimi për lirimin e hundës. Diagnoza e saktë dhe si këshillat e sakta mund tI japim vetëm nga konsulta me mjekun ORL.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.