MENU
klinika

aRSYEJA

Pse nuk duhet të flini kurrë në një jastëk pambuku?

06.05.2022 - 11:08

Asnjëherë mos flini në një jastëk pambuku! Mund të shtoni vite në pamjen tuaj duke shkaktuar edhe rrudha. Jastëkët e mëndafshit janë zgjidhja më e mirë për orët e gjumit, ose ata që ndryshe njihen si “ilaçi” i bukurisë tek femrat.

Sipas ekspertëve të kujdesit ndaj lëkurës, materiali i mëndafshit ul fërkimet me fytyrën gjatë kohës që ju flini, gjithashtu redukton acarimin e lëkurës, flokëve dhe shtimin e rrudhave.
Jastëkët e pambukut thuhet se kapin lëkurën tuaj, sepse nuk e lejojnë atë që të rrëshqasë. Nga ana tjetër, jastëkët, çarçafët e mëndafshit e lënë lëkurën tuaj të marrë frymë, duke mos e tërhequr lëkurën.

Shtrirja me fytyrë poshtë në jastëk gjithashtu mund të shkaktojë plakje.

Edhe Kourtney Kardashian është një tifoze e mëndafshit. Ajo thotë se kurrë nuk e ka vënë kokën në një jastëk pambuku, sepse ky material nuk absorbon vajrat natyralë apo kremrat që ajo vendos në fytyrë përpara se të flejë.

Por, a mund të paguani një çmim për bukurinë dhe për parandalimin e rrudhave? Gjëja e parë që duhet të bëni është pikërisht kjo: zhdukni jastëkët e pambukut nga shtëpia dhe jeni në rregull

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN