MENU
klinika

Një sagë mahnitëse

Pubikohet shkurtimisht “Avatar: Way of Water”

11.05.2022 - 11:09

Kanë kaluar 13 vjet që kur Avatar doli në kinema dhe u bë filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave (një rekord që ka mbetur i qëndrueshëm falë rishfaqjeve teatrale, falë Marvel Cinematic Universe).

Të hënën në 9 maj u publikua ‘trailer’-i i parë për filmin e shumëpritur të James Cameronit, “Avatar: The Way of Water”.

Ka qenë një pritje e gjatë – më shumë se një dekadë, në fakt – por vazhdimi i Avatar është në rrugën e duhur. Pamjet e para nga vazhdimi i shumëpritur u shfaqën në vitrinën CinemaCon në Las Vegas më 27 prill. Dhe tani trailerin e filmit mund ta shikoni kudo të publikuar në internet.

Pamjet u japin fansave një paraqitje të shkurtër të peizazheve vizualisht mahnitëse të Pandorës, një hënë ekstradiellore e banueshme. Hëna është krahasuar për nga ngjashmëria me Tokën e gjigantit të gazit, Polyphemus nga sistemi “Alpha Centauri”, i cili ishte gjithashtu mjedisi i filmit origjinal.

Ka shumë pamje në të cilat oqeani ose uji luajnë një rol kyç. Do të shohim edhe një herë Na’vin, Jake Sully (Sam Worthington), Neytiri e Zoe Saldana të cilët do të kthehen gjithashtu. Por këtë herë ata duket se shoqërohen nga një sërë versionesh më të vogla e më të lezetshme të tyre, në dukje fëmijët e tyre.

Deri më tani, Avatar 2 duket vizualisht mahnitës dhe premton të jetë më i përqëndruar te familja, pasi dëgjojmë Jake të thotë në një moment: “Kudo që të shkojmë, kjo familje është kështjella jonë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Titulli dhe data e lançimit

“Avatar 2” do të vijë së shpejti