Kryeministri Edi Rama ka artikuluar kritika ndaj SPAK për hetimin ndaj Ardian Dvoranit i denoncuar nga Presidenti Ilir Meta.
“Kampionit me vulë të DASH është futur nën hetim nga SPAK për një denoncim të atij që jo unë por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut. Si ka mundësi?”, tha Rama.
“Bën sahatin aviceran me Ardian Dvoranin që sot e gjithë ditën jeton në një apartament të para viteve ’90”.
“Për të mos folur për këtë non gratën e madhe që e kemi në mes të sheshit bashkë me shpurën e tij që na thotë se nuk ulemi të negociojmë për presidentin”
“Këtu është siç thoshte një plakë rome që e doja shumë kur isha i vogël, të kesh dy, një ta mbash e një ta çash, se një nuk mjafton. Çështja e non-gratës së madhe nuk është një çështje e Amerikës, është e Shqipërisë, nuk është një hall i DASH, është një hall i popullit shqiptar dhe sfida në fakt, në thelb, nuk është një sfidë që non-grata e madhe me ata të verbrit që ndjekin pas ia bëjnë Amerikës. Është një sfidë që ia bëjnë drejtësisë, sensit të së drejtës në këtë vend dhe sado të mundohemi ne, sado hetime denoncime, gjykime, dënime të jepen në këtë vend për këdo qoftë, nëse në këtë vend non-grata e madhe, ai i dyti atje që është i pari në fakt me të cilin SPAK-u funksionon si sahat zviceran për të kap Ardian Dvoranin, gjykatësit dhe prokurorët që e bënë baltë e gjak të pafajshëm sistemin e drejtësisë në 30 vjet, ky nuk është problem i SHBA-ve miqtë e mi. Është një problem i madh i Shqipërisë së të nesërmes. Sapo të ulem në tryezën e negociatave, kjo do të jetë kënga e re që do të fillojë.
Është tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku dhe pa e pasur problem fare të gjuajë cironka me dinamit. Po nuk ka as parangall as vullnet që të gjuajë me dinamit peshkaqenët që i bëjnë leksione Amerikës dhe Europës dhe zgjohen e ngrysen duke nxjerrë llum nga goja.
Durimi ynë po soset, i juaji po, e di që ma vini fajin mua. Kjo do të thotë që SPAK-u dhe të gjithë ata që janë të interesuar të bëjnë drejtësi në këtë vend, duhet të kuptojnë që ne nuk kemi humbur gojën, e kemi vënë, por fakti që nuk kemi folur, kur u bë dhe veprimi i turpshëm i arkës së peshkut, por ka dhe turpe të mëdha shumë”.