MENU
klinika

Gara për drejtuesit e degëve të PS

Rama: S’duhet të jenë një me kryetarët e bashkive

16.05.2022 - 19:20

Sot ka nisur procesi për zgjedhjet brenda Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka deklaruar se procesi duhet të jetë transparent. Kryeministri Edi Rama bëri një profil të kandidatit për kryetar të PS në rrethe, duke thënë se ai nuk duhe të jetë njësh me kryetarin e bashkisë, as në konflikt me të, por duhet të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit.

“Nuk duhet të lëmë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të pa politizuar ashtu sic duhet.

Sidoqoftë ne kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Kemi respektuar më shumë se cdo tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike. Sigurisht që prej disa vitesh tani më, kjo është një histori e tejkaluar. Pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e bën edhe më të pakuptimtë dhe të kotë dhe dëmtues rolin e atyre kryetarë të partisë që i ka mbetur ora po atje.

Është edhe aspekti tjetër ri pasjes në territor të kryetarit të partisë të cilët janë drejtpërdrejt të vendosur dhe i përgjigjen kryetarit të bashkisë. Nuk duhet të jenë në kundërshti, konflikt jo e jo, por është e pakuptimtë që të jenë një. Aq më tepër që detyrat e tyre janë të ndryshme.

E treta është që ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje me njerëzit vetëm kur vjen deputetit”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN