MENU
klinika

“Nuk kemi emra”

Zgjedhja e Presidentit e ri/ Rama: Dihet me kë nuk do negociojmë

16.05.2022 - 17:43

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste do të presë deri në raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit dhe nëse nuk do të ketë konsensus me opozitën, maxhoranca do të ushtrojë të drejtën e numrave që i jep Kushtetuta për ta zgjedhur kreun e shtetit me 71 vota.

Kryeministri u shpreh se nuk kanë një emër për president të ri. Në fjalën e tij pasi dështoi raundi i parë, Kreu i qeverisë u shpreh se nëse roli i opozitës është që të bjerë dakord për një kandidaturë konsensuale. Nëse ajo nuk pranon rrugët ndahen dhe Presidenti do zgjidhet me votat e mazhorancës.

“T’ja kalojë këtë të drejtë kujt ekzaktësisht sepse ne nuk po dimë as kë kemi në anën tjetër, kemi lloj lloj copash dhe cikash. Nuk e di ku qëndron logjika. Ne e kemi kaluar këtë proces dy herë. Një herë kur kishim numra mjaftueshëm për të bllokuar 84, por një herë kur ne nuk kishim numrat.

PD kishte numrat, për të zgjedhur presidentin. Ne kemi kaluar në këtë proces dhe jemi ulur në tryezë, kemi vazhduar përpara, pavarësisht se shumica e asaj kohe zgjidhi një president që ishte nga radha e partisë së shumicës.

Ky është roli që ka opozita, të gjejë rrugë për një konsensus me shumicën dhe të jetë e hapur për një emër që mund të jetë i propozuar nga shumica nëse bie dakord, nëse nuk bien rrugën ndahen dhe pastaj e vendos vota.

Nuk kemi nevojë të bëmë asnjë testim se nuk i kemi votat dhe nuk ka asnjë nevojë që ne të bëjmë testime për të parë që nuk i kemi votat. Do të presim nëse ka një dëshirë nga pala tjetër. Sigurisht nuk do mbetemi pa ezuruar atë mandat që na jep Kushtetuta.

S’kemi me kë të negociojmë, megjithatë presim. Nuk është e nevojshme që ne ti ndajmë kush është kush. Dihet me kë ne refuzojmë të negociojmë. Ndërkohë ne jemi të gatshëm të flasim me çdo palë, pjesë që do të donte të fliste me ne. Nëse nuk duan të flasim ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse të presim deri në raundin e katërt për të shfrytëzuar mandatin që na jep kushtetuta”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lexohet në Kuvend raporti i Komisionit të Ligjeve

Nuk u paraqit asnjë kandidat për President/ Çfarë pritet të ndodhë?