MENU
klinika

Gjysmëfinalja e Champions League

Real-City, përballjet mes Ancelottit dhe Guardiolës

04.05.2022 - 13:42

Me skuadrat e tyre të vendosura për t’u përballur me njëra-tjetrën në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions në “Bernabeu”, do të ketë një duel special, pasi dy trajnerët më të njohur të Evropës, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti, do t’i udhëzojnë lojtarët e tyre nga stolat respektivë.

Këta dy trajnerë të suksesshëm kanë grumbulluar shumë trofe. Carlo Ancelotti, së fundi shtoi një tjetër trofe në “kabinetin” e tij. Italiani fitoi titullin e La Liga-s si trajner i Real Madridit për herë të parë në karrierë. Duke e shtuar këtë; Carlo Ancelotti tani është bërë trajneri i parë në historinë e futbollit që ka fituar tituj në pesë ligat kryesore të Europës: Serie A, Ligue 1, Premier League dhe Bundesliga.

Ancelotti njihet si një trajner i shkëlqyer në të gjithë Evropën, i cili e ka çuar Real Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Këtë sezon, Ancelotti e ka kthyer Real Madridin në një skuadër që varet nga puna kolektive dhe që shtrydh minimumin e rasteve në çdo ndeshje.

Kur skuadra e tij zbret në fushë, nuk pret që dikush të shpikë diçka në minutën e fundit të lojës. Të gjithë lojtarët bëjnë përpjekjet e tyre maksimale për të fituar.

Nga ana tjetër, Pep Guardiola e ka shndërruar Manchester City në një skuadër të paepur, që po kërkon paraqitjen e dytë radhazi në finalen e Champions League. Guardiola nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që nga viti 2011. Kësaj here po shtyn fort për titullin e tretë të Champions-it, nëse skuadra e tij kalon me sukses 13 herë fituesin e këtij trofeu prestigjioz.

Nëse Pep fiton trofeun më prestigjioz në Evropë këtë sezon, ai më në fund do t’ia dorëzojë atë Manchester City. Një objektiv i pakapshëm në histori nga “qytetarët”, çka e dëshirojnë fort pronarët dhe tifozët e tyre. Aktualisht, ata janë skuadra më e pamëshirshme në Evropë. Po flasim për një ekip shumë të mirë, që nuk mund t’i gjesh dobësi. Një formacion i pamposhtur, që po luan futboll të rrjedhshëm.

Meritë e Pep Guardiolës për këtë metamorfozë masive në ekip. Në ndeshjen e dytë gjithçka varet nga dy trajnerët që do të përballen sërish me njëri-tjetrin. Me këtë rast, ne po zbulojmë shumë nga rekordi i përballjeve “kokë më kokë” mes Pep Guardiolës dhe Carlo Ancelottit.

Rekordi i përgjithshëm “kokë më kokë” favorizon trajnerin spanjoll. Në shtatë takimet e tyre, Pep Guardiola ka avantazhin ndaj Carlo Ancelottit me pesë fitore dhe dy humbje. Megjithatë, Ancelotti ka vetëm dy fitore kundër trajnerëve spanjollë.

Real Madrid do të duhet të përmbysë disavantazhin prej një goli (4-3) në ndeshjen e kthimit. “Qytetarët” mund ta kishin mbyllur kualifikimin në ndeshjen e parë, pasi demonstruan një performancë përcaktuese, por Real Madridi refuzoi të kapitullonte. Manchester City e la Realin të shënonte tri herë.

Historia tregon se kjo mund të jetë e kushtueshme, si ajo që Real Madrid u bëri kundërshtarëve të vet të mëparshëm në ndeshjen e dytë me eliminim direkt.

Pep Guardiola ishte i lumtur pasi lojtarët e City luajtën më mirë, u treguan më të shpejtë dhe dukeshin më kërcënues. Nganjëherë ata e kalonin pa problem Real Madridin dhe lojtarët e tij, të cilët nuk ishin në gjendje të ushtronin ndikim në ndeshje.

Reali e gjeti tri herë rrugën e golit dhe tani do të ketë besim serioz se mund të arrijë në finalen e këtij kompeticioni. Dhe tani fokusi kryesor zhvendoset në mbrëmjen e së mërkurës, ku dy trajnerët e njohur do të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit për të arritur në “Stade de France”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN