MENU
klinika

Gati 20 mijë fanella me emrin e tij

Real Madrid hidhet në kundërsulm për Mbappe

13.05.2022 - 16:24

Pavarësisht lajmeve të djeshme përqëndim te PSG, në Madrid janë të bindur se Kylian Mbappe do të luajë me Realin e Madridit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ndonëse zyrtarizimi i francezit mungon, në Madrid po përgatiten për të gjitha.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije dy fakte interesante që të bëjnë të mendosh se e ardhmja e Mbappe kalon nga “Santiago Bernabeu”. Së pari, sulmuesi francez nuk ka drekuar me Ashraf Hakimin në Madrid, por ka takuar fshehurazi në restorant të dërguarin e Real Madrid ku ka premtuar transferimin në kryeqytetin spanjoll.

Së dyti, që është dhe më domethënëse, ka të bëjë me faktin se Real Madrid ka prodhuar 20 mijë fanellat e para me emrin e sulmuesit të kombëtares franceze.

Te Real gjithsesi nuk duan të nxitohen dhe, sipas parashikimeve të klubit të bardhë, Mbappe pritet të zyrtarizohet si një lojtar i ri i Madridit duke nisur nga korriku i ardhshëm. Ndërsa prezantimi i tij do të jetë në mesin e korrikut pasi të kthehet nga pushimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon