Real Madrid dhuroi një tjetër magji futbolli, teksa në 2 minuta përmbysi gjithcka dhe më pas në shtesë fitoi 3-1 ndaj Manchester City, duke siguruar finalen e 17-të të Champions League, kur ndeshja e parë kishte përfunduar 4-3 për anglezët.
Pas pjesës së parë që përfundoi në barazim pa gola, ishte Mahrez që shënoi në minutën e 73-të. U duk se miqtë zgjidhën gjithcka, pasi kishin fituar edhe takimin e parë 4-3, por nuk ndodhi kështu,
Real Madrid reagoi në 90’ dhe barazoi në 1-1 me Rodrygo. Ndizet “Bernabeu” dhe pas 2 minutash është sërish Rodrygo që shënon dhe 2-1. Për pasojë ndeshja shkoi në shtesë.
Në 95’, Benzema pengohet në zonë dhe ka penallti. Është vetë francezi që gjuan saktë nga pika e bardhë dhe 3-1. Goli i 15-të për Benzema këtë sezon të Champions, vetëm 2 larg rekordit që mbahet nga Cristiano Ronaldo.
Ndeshja është emocionuese deri në fund, me Cityn që tenton ta cojë të paktën me penallti, por nuk ia del dot. Pep Guardiola ndalet këtu, ndërsa Carlo Ancelotti do të tentojnë dopitën këtë sezon pas titullit në La Liga.