MENU
klinika

Champions League

Përmbysje në 2 minuta pas 90’, Real-City në shtesë

04.05.2022 - 22:57

Edhe njëherë tjetër sfida mes Real Madrid dhe Manchester Cityt ishte spektakolare, me ndeshjen e kthimit që përfundoi 2-1 në favor të vendasve dhe për pasojë gjithcka do të zgjidhet në shtesë.

Pas pjesës së parë që përfundoi në barazim pa gola, ishte Mahrez që shënoi në minutën e 73-të. U duk se miqtë zgjidhën gjithcka, pasi kishin fituar edhe takimin e parë 4-3, por nuk ndodhi kështu,

Real Madrid reagoi në 90’ dhe barazoi në 1-1 me Rodrygo. Ndizet Bernabeu dhe pas 2 minutash është sërish Rodrygo që shënon dhe 2-1. Finalisti do të mësohet vetëm pas kohës shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN