MENU
klinika

Situata e CR7 te Man United

Ronaldo ndryshon mendje, tani dëshiron qëndrimin

09.05.2022 - 16:59

Merr kthesë të madhe situata e Cristiano Ronaldos. Sipas prestigjiozes britanike “The Sun”, Cristiano Ronaldo u ka komunikuar bashkëlojtarëve se dëshiron të qëndrojë te Manchester United pavarësisht mungesës së kualifikimit në Champions League.

Por gjithçka do të varet ende nga Ten Hag, nëse trajneri i ri ka ide të ndryshme, portugezi nuk do t’i bashkohej dhe do të kërkonte një ekip tjetër. Gjithsesi, duke parë egon e Ronaldos, ku shumë rekorde i ka në Champions, mos luajtja në këtë kompeticion, e sheh diku tjetër.

Në Francë bëjnë me dije se nuk është çudi që të kemi një bashkim me Messin, po kjo mbetet vetëm në kuadër të fjalëve dhe nuk është cituar nga asnjë burim i besueshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN